Aktualitet

Vrau të atin me armë dhe e hodhi në pus, del FOTOJA e 30-vjeçarit Esmerald Balla

Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

4 Shtator 2024, 16:58 Nga S.B
Vrau të atin me armë dhe e hodhi në pus, del FOTOJA e
Esmerald Balla

DURRËS- Është publikuar fotoja e 30-vjeçarit Esmerald Balla i cili vrau babanë në Shënavlash të Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 62-vjeçari Enver Balla i raportuar nga familjarët i zhdukur prej 20 ditësh, është vrarë nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili më pas ia ka hedhur trupin në pus. Policia e Durrësit ka arritur që të zbardhë ngjarjen e rëndë pasi ka patur dyshime që në fillim për krim brenda familjes.

Djali e ka pranuar krimin para policisë, ndërsa ka thënë se e kishte vrarë të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash. Sipas raportimeve, hetuesit kanë përgjuar komunikimet telefonike dhe mesazhet e autorit ku më pas kanë zbardhur ngjarjen e rëndë.

Vrau të atin me armë dhe e hodhi në pus, del FOTOJA e
Esmerald Balla

Por kjo nuk është ngjarja e vetme e të tilla përmasave në fshatin Shënavlash të Durrësit. Në muajin Shkurt po në të njëjtin fshat është vrarë nga fëmijët 49-vjeçari Pëllumb Meta. Meta u ekzekutua në banesën e tij më 10 shkurt nga 3 fëmijët e tij, Hygerta, Hysen dhe Amarildo Meta.

esmerald balla

Sondazh

Poll