Aktualitet

U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Albana Koçiu viziton në QSUNT Melisa Trëndafilin/ Ministrja: Për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jetën... (VIDEO)

Gjithashtu Koçiu siguron se Melisa dhe fëmijët e saj do të kenë mbështetjen që u nevojitet.

4 Shtator 2024, 15:53 Nga S.B
U dogj me benzinë nga bashkëshorti, Albana Koçiu viziton
Melisa Trëndafili

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka vizituar ditën e sotme në QSUNT Melisa Trëndafilin, 31-vjeçaren nga Korça e cila 3 ditë më parë u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj. Ministrja njofton se Melisa ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se po merr kujdesin e plotë të ekipit mjekësor.

Gjithashtu Koçiu siguron se Melisa dhe fëmijët e saj do të kenë mbështetjen që u nevojitet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në Korçë, ku Bledar Trëndafili i vuri flakën gruas pranë banesës me qira ku jetonte kjo e fundit. Fillimisht u raportua se ngjarja ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa çifti prej rreth katër muajsh jetonin të ndarë. 

31-vjeçarja në momentet e para të ngjarjes, ka marrë ndihmën e parë nga një fqinje, e cila ndërhyri duke i larguar rrobat e përfshira nga flakët dhe më pas u transportua në spitalin e Korçës, aty mori ndihmën e parë nga mjekët, për t’u dërguar më pas në repartin e djegie plastikës në Tiranë. Autori është ende në arrati.

Postimi i plotë:

Dhimbjet e plagëve të marra nga dora kriminale e atij që duhet të ishte mburoja e saj dhe e fëmijëve duhet të kthehen në forcë për tu bërë bashkë si një familje e për t’i thënë JO çdo forme dhune e cila duhet të ndëshkohet në formën më të rendë.
Isha pak çaste me Melisën e familjen e saj në QSUNT, ku për fat të mirë, ajo është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdesin e plotë të ekipit mjekësor.
Si ministre, e mbi të gjitha si grua e nënë, siguroj që Melisa dhe dy fëmijët e saj do të kenë të gjithë mbështetjen tonë dhe bashkë do të luftojmë kundër këtij fenomeni sheqetësues që nuk duhet t’i përkasi më shoqërisë tonë.

melisa trendafili bledar trendafili korce

Sondazh

Poll