Sport

Dinamo merr lojtarin e Kombëtares, pjesë e Euro 2024!

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u prezantua te klubi i Dinamos

3 Shtator 2024, 22:22 Nga DOSJA

Dinamo merr lojtarin e Kombëtares, pjesë e Euro 2024!

TIRANE - Naser Aliji është një nga goditjet më të rëndësishme të Superiores këtë verë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u prezantua te klubi i Dinamos.
“FC Dinamo City ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e Kombëtares, Naser Aliji.

Dinamo merr lojtarin e Kombëtares, pjesë e Euro 2024!

Ditën e sotme në prani të presidentit Adrian Bardhi dhe drejtorit Pinari, Aliji firmosi edhe kontratën që e bën pjesë të ekipit 18 herë kampion në vazhdim”, njofton klubi.
Mbrojtësi 30-vjeçar vjen tek blutë e kryeqytetit pas një karriere të suksesshme në Europë, me ekipe si Basel, Vaduz, Kaiserslautern, Virtus Entela, Honved dhe së fundmi FC Dinamo dhe Voluntari në Rumani.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll