Sport

Rio Ferdinand 'sulmon' kritikët e Casemiros: "Është një mungesë e madhe respekti"

Ish-mbrojtësi i Manchester United ka analizuar performancën e brazilianit në fillim të sezonit

3 Shtator 2024, 18:28 Nga DOSJA
Rio Ferdinand 'sulmon' kritikët e Casemiros:

ANGLI - Pasi ish-figurat e futbollit anglez kritikuan ashpër paraqitjen e Casemiros kundër Liverpoolit, në një ndeshje që përfundoi me fitoren 3-0 të Reds në Old Trafford, Rio Ferdinand mbrojti publikisht 32-vjeçarin brazilian.

"Unë mendoj se është një mungesë e madhe respekti. Nuk janë vetëm disa gabime, sepse nëse shikoni dy ndeshjet e mëparshme këtë sezon, ai ishte ndoshta lojtari më i mirë i Man.United," tha ish- qendërmbrojtësi anglez, në programin 'Rio Presents'. 

Ferdinand, i cili luajti për Manchester United midis 2002 dhe 2014, shkoi më tej, duke drejtuar gishtin nga Erik ten Hag për dështimin, për të përfituar nga karakteristikat e Casemiros. 

“Kur e shikoj, ndihem sikur i kërkohet të bëjë shumë gjëra, si diktimi i ritmit të lojës. Këto janë gjëra për të cilat Manchester United nuk do ta kishte nënshkruar, sepse ai kurrë nuk u pyet për këtë te Real Madrid. Ai po ofronte siguri për lojtarët përballë, duke mbuluar të gjitha hapësirat dhe më pas ua jepte topin bashkëlojtarëve për të luajtur futboll”, ka analizuar ai. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll