Sport

Nations League/ Kombëtarja kuqezi kryen stërvitjen e radhës, me grupin bashkohen edhe Uzuni, Asani e Mitaj... (video)

Nesër Kombëtarja do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore, ndërkohë që të enjten ekipi do të udhëtojë drej Pragës.

3 Shtator 2024, 21:37 Nga DOSJA
Nations League/ Kombëtarja kuqezi kryen stërvitjen e radhës, me

TIRANE - Kombëtarja shqiptare ka vijuar me përgatitjet për dy ndeshjet e para në UEFA Nations League ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e dytë stërvitore këtë të martë në “Shtëpinë e Futbollit”.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se këtë pasdite trajneri Sylvinho ka pasur në dispozicion edhe Myrto Uzunin, Mario Mitajn, Jasir Asanin dhe Adrian Bajramin, ndërsa Enea Mihaj mbërriti pasditen e sotme në Tiranë dhe u la pushim nga stafi teknik.

Stërvitja e sotme nisi me punën në palestër e më pas trajneri Sylvinho, së bashku me ekipin provuan disa situata të ndryshme loje dhe ana taktike. Në këtë seancë stërvitore me skuadrën u bashkuan disa lojtarë nga Kombëtarja U-21, si Feta Fetai, Marcelino Preka, Adrion Pajaziti dhe Stiven Shpendi. 

Nesër Kombëtarja do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore, ndërkohë që të enjten ekipi do të udhëtojë drej Pragës. Ndeshja Ukrainë - Shqipëri do të luhet të shtunën, më 7 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Epet Arena” të Çekisë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll