Sport

Ndryshon lista e Kombëtares/ Berat Gjimshiti humbet dy ndeshjet për shkak dëmtimi, ftohet mbrojtësi Adrian Bajrami

Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ka nevojë për disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga dëmtimi.

3 Shtator 2024, 16:31 Nga DOSJA

Ndryshon lista e Kombëtares/ Berat Gjimshiti humbet dy ndeshjet për

TIRANE - Ka sërish një ndryshim në listën e Kombëtares për dy ndeshjet e para në Grupin B1 të UEFA Nations League.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se kapiteni Berat Gjimshiti nuk do të jetë i gatshëm për dy sfidat ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë për shkak dëmtimi.

Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim në seancën stërvitore gjatë një testi miqësor me ekipin U-21 dhe më pas iu nënshtrua kontrolleve mjekësore. Pas rezonancës magnetike është konkluduar se Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore dhe ka nevojë për disa ditë pushim për t’u rikuperuar nga dëmtimi.

Kapiteni kuqezi do të rikthehet te klubi i Atalantës për të nisur menjëherë rikuperimin. Në këto kushte, trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë për këto dy ndeshje mbrojtësin e Kombëtares U-21, Adrian Bajramin, i cili do të bashkohet menjëherë me ekipin.

Lojtarët e tjerë nuk kanë probleme fizike dhe i gjithë grupi pritet të plotësohet gjatë mbrëmjes së të martës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Shtator 2024, 11:30

Joao Mario largohet për te Besiktas…

TURQI - Joao Mario (56 ndeshje, 3 gola) ka zgjedhur të largohet nga kampionati portugez. Sipas burimeve të ndryshme luzitane, mesfushori 31-vjeç...