Sport

Për herë të parë Laporta tregon arsyen e vërtetë të largimit të Gundogan!

33-vjeçari u transferua te katalanasit nga Manchester City në verën e 2023-shit me kosto zero.

3 Shtator 2024, 17:17 Nga DOSJA
Për herë të parë Laporta tregon arsyen e vërtetë

SPANJE - Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, ka zbuluar se largimi i Ilkay Gundogan ka ardhur vetëm për arsye sportive. Ai tha se blerja e Dani Olmo ka krijuar një problem në lidhje me rolin e mesfushorit gjerman në fillimin e sezonit,

33-vjeçari u transferua te katalanasit nga Manchester City në verën e 2023-shit me kosto zero. Megjithatë, Gundogan u kthye te Citizens pas 51 ndeshjes në të gjitha kompeticionet me spanjollët, duke koleksionuar pesë gola dhe 14 asiste. Duke shpjeguar arsyet e largimit të Gundogan nga Barcelona, Laporta tha:

“Ishte një vendim vetëm për arsye sportive. Pas nënshkrimit të Dani Olmo, roli i Ilkay nuk ishte i qartë, sepse ata mbulojnë një pozicion të ngjashëm në fushë. Ai është një njeri dhe lojtar i shkëlqyer”, ka thënë Laporta.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 3 Shtator 2024, 11:30

Joao Mario largohet për te Besiktas…

TURQI - Joao Mario (56 ndeshje, 3 gola) ka zgjedhur të largohet nga kampionati portugez. Sipas burimeve të ndryshme luzitane, mesfushori 31-vjeç...