Aktualitet

Të shtënat në Tiranë, Policia: 2 persona janë plagosur

Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

3 Shtator 2024, 15:07 Nga I.A
Të shtënat në Tiranë, Policia: 2 persona janë plagosur
Trauma

TIRANË- Dy persona janë të plagosur ditën e sotme në lagjen Don Bosko në Tiranë. Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të moshës 22 dhe 45 vjeç. Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë që autorët ende nuk dihet kush janë.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

plagosje në don bosko

Sondazh

Poll