3 Shtator 2024, 12:02
Nga M.B
Droga
SHKODRA- Një 66-vjeçar është arrestuar në Shkodër 3 ditë pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohet se 66-vjeçari me inicialet N.Q., u arrestua pasi afër banesës së tij, u gjetën dhe skuestruan 8 kg e 256 gramë cannabis në formë boçeje.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës sëtij dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
U shpall në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, pasi afër banesës së tij, Policia gjeti 8 kg e 256 gramë cannabis në formë boçeje, kapet dhe vihet në pranga 66-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave të hartuar në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin N. Q., 66 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit të territorit të kryer në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, në fshatin Kasnec, në oborrin e banesës së këtij shtetasi dhe në afërsi të banesës, u gjetën 8.256 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa në formë boçeje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për kapjen e djalit 17 vjeç të shtetasit N. Q., i dyshuar i pëfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
shkoder
Aktualitet
3 Shtator 2024, 11:09
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend për 24 or&eum...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 10:55
S.B
ELBASAN- Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Bëhet fjalë p&e...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 10:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Lidhur me gjetjen e një kufome ditën e sotme në kryeqytet, kanë mbërritur dhe detajet e para nga auto...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 10:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Pranë shkollës "Andrea Stefani" në Laprakë njoftohet se ditën e sotme është ...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 10:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pranë shkollës "Andrea Stefani" në Laprakë njoftohet se është gjetur një kufomë. Gjith...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 09:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 50-vjeçar turk, i identifikuar si Yalcin Hanci, është ekstraduar nga Gjeorgjia drejt vendit tonë...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 09:16
M.B
Anija
TIRANA- Media “ManifoldTimes”, në Singapor, i ka dedikuar një artikull çështjes së skandalit të tran...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 09:05
M.B
Foto ilustruese
DURRËS- Kompania gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” u largua nga koncesioni i menaxhimit të kalat&eum...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 08:58
M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Katër bullgarë janë arrestuar në Greqi pasi akuzohen se kanë mashtruar një 63-vjeçare shq...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 08:43
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LEZHA- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në aksin rr...