Aktualitet

Aksident në Shkodër, automjeti përplas këmbësoren 70-vjeçare

Lidhur me këtë ngjarje, 63-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë.

3 Shtator 2024, 12:50 Nga M.B
Aksident në Shkodër, automjeti përplas këmbësoren
Foto ilustruese

SHKODRA- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Varrezat e Mjedës” në Shkodër. Mësohet se një 63-vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një këmbësore, 70-vjeçe. Lidhur me këtë ngjarje, 63-vjeçari është proceduar në gjendje të lirë.

Pjesë nga njoftimi:

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin, 63 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Varrezat e Mjedës”, automjeti që drejtonte ka përplasur shtetasen, 70 vjeçe, banuese në Shkodër, këmbësore.

aksident

Sondazh

Poll