3 Shtator 2024, 13:16
Nga S.B
pamje nga lënda narkotike e sekuestruar
VLORË- Një grup kriminal prej shtatë personash është çmontuar në Vlorë. Bëhet me dije se grupi përbëhej nga pesë të huaj dhe dy shqiptarë.
Sipas informacioneve këta persona siguronin drogëra të ndryshme si kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, i ndanin në doza dhe ua shisnin turistëve dhe pushuesve që po ndiqnin një festival të organizuar në plazhin e Delisufit, Vlorë.
Për pasojë policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 1800 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 automjete.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë
Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”.
Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Parts 28”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të zhvilluara në nivel qarku, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në sasi dhe në doza.
Gjatë një festivali të zhvilluar në Delisuf, Vlorë, u arrestuan 7 shtetas që vepronin si grup kriminal (5 shtetas të huaj dhe 2 shqiptarë), për shitjen e dozave të drogave të ndryshme.
U sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 2 automjete dhe 1800 euro të përfituara nga shitja e dozave të lëndëve narkotike.
Falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, dhe në zbatim të planit të masave të hartuar nga Policia e Vlorës, për mbarëvajtjen e aktiviteteve argëtuese në qark, u sigurua informacion për disa shtetas që vepronin si grup për të shitur doza droge në një festival në Delisuf.
Në bazë të këtyre informacioneve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë finalizoi operacionin policor antidrogë të koduar “Parts 28”, gjatë të cilit shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë në perimetrin ku zhvillohej festivali dhe arritën të kapnin dhe të vinin në pranga shtetasit:
A. S., 37 vjeç, banues në Poloni; P. O., 38 vjeç, banues në Hungari; Ch. G., 27 vjeç, banues në Itali; G. M., 20 vjeçe, banuese në Itali; P. S., 43 vjeç, banues në Çeki; S. S., 20 vjeç, banues në Tiranë; F. K., 27 vjeç, banues në Kosovë.
Këta shtetas vepronin si grup duke siguruar droga të ndryshme, të cilat i ndanin në doza dhe ua shitnin turistëve dhe pushuesve që po ndiqnin një festival të organizuar në plazhin e Delisufit, Vlorë.
Me cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi doza dhe tableta të lëndëve narkotike kokainë, MDMA, ekstazi, LSD dhe kanabis, 1800 euro të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 automjete.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
vlore droge grup kriminal
Aktualitet
3 Shtator 2024, 12:56
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një Grup Ndërinstitucional i Statistikave të Përfshirjes Sociale (GNSPS), i kryesuar nga Ministria e Shënd...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 12:50
M.B
Foto ilustruese
SHKODRA- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në vendin e quajtur “Varrezat e Mjedës&rdquo...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 12:02
M.B
Droga
SHKODRA- Një 66-vjeçar është arrestuar në Shkodër 3 ditë pasi ishte shpallur në kërkim. Mëso...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 11:09
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend për 24 or&eum...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 10:55
S.B
ELBASAN- Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Elbasan. Bëhet fjalë p&e...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 10:30
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Lidhur me gjetjen e një kufome ditën e sotme në kryeqytet, kanë mbërritur dhe detajet e para nga auto...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 10:17
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Pranë shkollës "Andrea Stefani" në Laprakë njoftohet se ditën e sotme është ...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 10:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pranë shkollës "Andrea Stefani" në Laprakë njoftohet se është gjetur një kufomë. Gjith...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 09:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një 50-vjeçar turk, i identifikuar si Yalcin Hanci, është ekstraduar nga Gjeorgjia drejt vendit tonë...
Aktualitet
3 Shtator 2024, 09:16
M.B
Anija
TIRANA- Media “ManifoldTimes”, në Singapor, i ka dedikuar një artikull çështjes së skandalit të tran...