Bota

VIDEO/ "Nuk mund të bëjë mrekulli, është vetëm inteligjencë artificiale!” Mira Murati: I prezantova nënës time ChatGPT-në, e pyeti kur do të martohem unë!

Po ashtu Murati tregoi se ishte e vështirë t’u shpjegonte prindërve punën që bënte para publikimit të ChatGPT-së, ndërsa më pas, ka qenë motra e saj ajo e cila ia ka shpjeguar prindërve si ta përdorin dhe se mund të pyesnin për gjithçka edhe në shqip.

3 Shtator 2024, 12:31 Nga M.B
VIDEO/ "Nuk mund të bëjë mrekulli, është
Mira Murati

FRANCË- Shefja e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, Mira Murati, ka treguar gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, pyetjen e parë që nëna e saj i ka bërë ChatGPT-së. Ajo tregoi se nëna e saj pyeti ChatGPT-në se, “Kur do të martohet Mira?”

Po ashtu Murati tregoi se ishte e vështirë t’u shpjegonte prindërve punën që bënte para publikimit të ChatGPT-së, ndërsa më pas, ka qenë motra e saj ajo e cila ia ka shpjeguar prindërve si ta përdorin dhe se mund të pyesnin për gjithçka edhe në shqip.

Gjithashtu në intervistë, Mira tha se pyetja e parë e nënës ishte se kur do të martohej e bija, një pyetje së cilës e motra iu përgjigj me humor, “Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale.”

Kush është Mira Murati? 

Mira Murati, një inxhiniere me origjinë shqiptare, njihet për kontributin e saj në zhvillimin e disa prej produkteve të spikatura të OpenAI në rolin e Shefit të Teknologjisë. Murat ka përvojë të mëparshme në hapësirën ajrore, automobilistikë, realitetin virtual (VR) dhe realitetin e shtuar (AR). Më pas ajo iu bashkua gjigantit Tesla, të udhëhequr nga Elon Musk, si një menaxhere e lartë produkti, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Model X.

Përveç kësaj, ajo ka qenë e përfshirë me Leap Motion, një kompani që merret me integrimin e inteligjencës artificiale në aplikacione praktike të botës reale. Pas këtyre përvojave të ndryshme, Murat iu bashkua OpenAI në 2018. Ajo luajti një rol vendimtar në drejtimin e zhvillimit të ChatGPT dhe DALL-E. 

mira murati

Sondazh

Poll