3 Shtator 2024, 09:11
Nga M.B
Edmundo Gonzalez
VENEZUELA- Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar një fletarrestim për ish-kandidatin e opozitës për president, Edmundo Gonzalez. Fletarrestimi është pjesë e një hetimi lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në korrik, që partia në pushtet, por edhe opozita, pretendojnë se i kanë fituar.
Fletarrestimi u lëshua me kërkesë të autoriteteve, të cilat e akuzojnë Gonzalezin, ish-diplomat, për një sërë akuzash përfshirë për konspiracion, falsifikim të dokumenteve dhe uzurpim të pushtetit. Kjo lëvizje është e fundit në mesin e masave shtypëse kundër opozitës, pasi një muaj më parë zyrtarët zgjedhorë e shpallën presidentin Nicolas Maduro, fitues të zgjedhjeve presidenciale, duke i dhënë mandatin e tretë gjashtëvjeçar.
Autoritetet thanë se lëshuan fletarrestimin pasi Gonzalez dështoi që tri herë të paraqitej për marrje në pyetje nga prokurorët. Gonzalez, 75 vjeç, nuk ka bërë asnjë paraqitje publike që nga dita kur u mbajtën zgjedhjet. Ekipi i fushatë së tij ende nuk ka reaguar për këtë ngjarje.
Autoritetet zgjedhore, besnike të presidentit, e shpallën Maduron fitues të zgjedhjeve disa orë pasi u mbyllën vendvotimet më 28 korrik. Por, zyrtarët zgjedhorë nuk kanë publikuar të dhënat për secilën vendvotim, siç kishin bërë në të kaluarën. Këshilli Kombëtar Zgjedhor ka pretenduar se nuk ka publikuar informacione të detajuara sepse ueb-faqja e tij është hakuar.
Sipas ligjit, çdo parti pjesëmarrëse në zgjedhje ka të drejtë të marrë informacione për çdo kuti votimi. Mbështetësit e Qeverisë kanë tentuar të bllokojnë përfaqësuesit opozitarë nga posedimi i kopjeve të votave për secilin vendvotim, por opozita ka arritur të marrë dokumentet për më shumë se 80 për qind nga kutitë e votimit.
Gonzalez dhe liderja opozitare, María Corina Machado, befasuan mbështetësit dhe kundërshtarët e tyre kur njoftuan se dokumentet tregonin se Maduro kishte humbur zgjedhjet me një diferencë të madhe ndaj ish-diplomatit. Ata i kanë publikuar këto të dhëna në internet.
Teksa është rritur presioni ndërkombëtar për publikimin e rezultateve të detajuara, Maduro i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të Venezuelës që të hetojë procesin zgjedhor, duke nxitur kritika nga vëzhguesit e huaj, të cilët kanë thënë se kjo gjykatë është shumë e afërt me Qeverinë dhe nuk mund të kryejë një hetim të pavarur.
Gjykata tha më 22 gusht se dokumentet lidhur me votat, që u publikuan nga opozita, ishin false dhe certifikoi fitoren e Maduros. Mungesa e transparencës dhe arrestimet e protestuesve kundër opozitës në ditët pas zgjedhjeve, kanë nxitur dënime nga e mbarë bota ndaj Maduros dhe aleatëve të tij. Në mesin e të arrestuarve janë udhëheqës opozitarë, gazetarë, punëtorë të kompanive të sondazheve e të tjerë./ REL
venezuela
Bota
3 Shtator 2024, 08:32
M.B
Presidenti i Mongolisë, Ukhnaagiin Khurelsukh, mirëpret në shtetin e tij presidentin rus, Vladimir Putin. 3 shtator 2024.
MONGOLIA- Presiden...
Bota
3 Shtator 2024, 07:46
M.B
Mikhail Khodorkovsky
RUSIA- Inkursioni befasues që ushtria ukrainase e nisi rreth tri javë më parë në rajonin perëndimor Kurs...
Bota
3 Shtator 2024, 07:36
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Çdo vit EIU (Economist Intelligence Unit), rendit një grup të madh qytetesh globale, për nga cilësia e j...
Bota
2 Shtator 2024, 23:00
E. D
Elon Musk dhe Kamala Harris
SHBA- Kamala Harris publikoi se si kandidati republikan Donald Trump tha se nëse ai rizgjedhet do të jetë nj&eu...
Bota
2 Shtator 2024, 22:45
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Hamasi ka kërcënuar se pengjet do t'u kthehen të afërmve të tyre "të mbështjellë me...
Bota
2 Shtator 2024, 22:41
E. D
Abd al-Rahman Milad
ITALI- Një ish-drejtor i rojës bregdetare libiane i kthyer ne super-trafikant, Abd al-Rahman Milad është vrarë...
Bota
2 Shtator 2024, 22:22
E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump tha në një intervistë se mendon që Zoti do të rregullojë vendin pasi i mbijeto...
Bota
2 Shtator 2024, 22:16
E. D
Aleksandar Vulin
SERBI- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, m...
Bota
2 Shtator 2024, 21:59
E. D
viktimat
KUMANOVË- Një aksident tragjik ka ndodhur në Kumanovë, ku si pasojë kanë humbur jetën Babë e bir. Si&ccedi...
Bota
2 Shtator 2024, 21:41
E. D
foto ilustruese
ÇIKAGO- Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e disa të shtënave në një tren në Chi...