Bota

"Kisha disa ditë që mendoja të vrisja prindërit dhe vëllanë!" Masakroi me thikë familjen, prokuroria italiane: Festimet janë gjithmonë një moment kritik për ata që vuajnë...

Në momentin e arrestimit policia dëshmon se adoleshenti ka qenë mjaft i qetë dhe i mbuluar me gjak në fytyrë.

3 Shtator 2024, 10:47 Nga M.B
"Kisha disa ditë që mendoja të vrisja prindërit dhe
Familja

ITALIA- Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Italinë dy ditë më parë, ku një 17-vjeçar vrau me thikë babanë, nënën dhe vëllanë e tij 12-vjeç. Mediat italiane shkruajnë se hetuesit dhe psikologët po hetojnë më shumë për të mësuar se çfarë e shtyu 17-vjeçarin Riçardo, të masakronte me thikë familjen e tij në Paderno Dugnano të Milanos. Në momentin e arrestimit policia dëshmon se adoleshenti ka qenë mjaft i qetë dhe i mbuluar me gjak në fytyrë.

Fillimisht ai deklaroi se kishte vrarë babanë e tij, pasi sipas tij ai i kishte vrarë nënën dhe vëllanë, por më pas ka pranuar krimin e trefishtë. Prokuroria thekson se familja ku ka ndodhur krimi mund të cilësohet e lumtur dhe pa probleme, dhe kjo e bën edhe më të vështirë situatën për të kuptuar, se cilat ishin motivet që shtynë adoleshentin të bënte këtë masakër.

“Nga pikëpamja gjyqësore ne nuk kemi një motiv teknikisht të kuptueshëm. Nga pikëpamja sociologjike, hetimet janë ende të hapura. Djali goditi rreth orës 2 të mëngjesit. Pak orë më parë kishte pasur festën e ditëlindjes së babait dhe ka mundësi që festimet të kenë përkeqësuar disa shqetësime, festimet janë gjithmonë një moment kritik për ata që vuajnë”, tha Prokuroria.

Para hetuesve 17-vjeçari ka deklaruar se kishte disa ditë që mendonte të vriste prindërit dhe vëllanë. Sipas prokurores një nga arsyet që mund të ketë çuar në këtë vendim kaq të rëndë është vetmia që mund të ketë ndier prej kohësh adoleshenti.

“Pse është pyetja e madhe në këtë rast. Të rinjtë shfaqin shqetësime të theksuara, veçanërisht për sa i përket aspekteve që kanë të bëjnë me shoqërinë, dhe kjo është në rritje. Ne mund të bëjmë shumë pak për ta. Për shembull, ata nuk mund t’i drejtohen vetë mbështetjes psikologjike, një i rritur duhet ta bëjë këtë”, tha prokuroria.

 

italia

Sondazh

Poll