Bota

Paralajmërimi i frikshëm i Hamasit: Nëse vazhdojnë operacionet ushtarake të Izraelit, pengjet do t'u kthehen të afërmve të mbështjellë me qefin

Të dielën, ushtria izraelite gjeti gjashtë pengje të vdekur nga një tunel në Rafah dhe fajësoi Hamasin për vdekjen e tyre. Ubaidah, nga ana e tij, u përgjigj se organizata fajëson Izraelin.

2 Shtator 2024, 22:45 Nga r.ll
Paralajmërimi i frikshëm i Hamasit: Nëse vazhdojnë
foto ilustruese

GAZA- Hamasi ka kërcënuar se pengjet do t'u kthehen të afërmve të tyre "të mbështjellë me qefin" nëse Izraeli vazhdon operacionet e tij ushtarake.

Abu Ubaidan, zëdhënësi i Brigadave al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, tha se grupi kishte lëshuar udhëzime të reja për rojet se si të trajtonin pengjet nëse forcat izraelite u afroheshin pozicioneve të tyre në Rripin e Gazës.

Të dielën, ushtria izraelite gjeti gjashtë pengje të vdekur nga një tunel në Rafah dhe fajësoi Hamasin për vdekjen e tyre. Ubaidah, nga ana e tij, u përgjigj se organizata fajëson Izraelin. Sipas zëdhënësit, udhëzimet e reja, të cilat ai nuk i specifikoi, iu dhanë rojeve të pengjeve pas operacionit për shpëtimin e katër personave nga forcat izraelite në qershor, shkruajnë mediat e huaja.

Në atë operacion ushtria liroi pengjet, duke nisur një bastisje që vrau dhjetëra palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

"Këmbëngulja e Netanyahut për lirimin e robërve përmes presionit ushtarak, në vend të nënshkrimit të një marrëveshjeje, do të thotë se ata do të kthehen në familjet e tyre të mbuluar. Familjet duhet të zgjedhin nëse i duan të vdekur apo të gjallë”, tha zëdhënësi.

lufta izrael-hamas abu ubaidan pengjet izraelite

Sondazh

Poll