Politike

“Shteti nuk është i partive, por i shqiptarëve”, Peleshi: Jemi më afër se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian

Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë me maxhorancën, me qëllim që anëtarësimi në union të jetë më i lehtë.

2 Shtator 2024, 18:17 Nga r.ll
“Shteti nuk është i partive, por i shqiptarëve”,
niko peleshi

TIRANË- I fundit që ka mbajtur fjalën në foltoren e Kuvendit ishte kreu i ri i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi. 

Gjatë fjalimit të tij, Peleshi u shpreh se Shqipëria sot është më pranë se kurrë anëtarësimit në BE, ndërsa shtoi se shteti shqiptar nuk është i partive politike, por i shqiptarëve. Ai i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojnë me maxhorancën, me qëllim që anëtarësimi në union të jetë më i lehtë.

"Mos të përhumbemi në debate të kota. Kemi treguar vullnet për bashkëpunim. Shteti nuk është i partive, por i shqiptarëve. Jemi sot më shumë se kurrë pranë anëtarësimit në BE. Institucionet ligjzbatuese kanë bërë një punë të madhe drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Integrimi në BE ka qenë një mision historik dhe duhet të bashkëpunojmë për të mirën e përbashkët. Lajmet e rreme duhet të luftohen, prandaj duhet të mbëshetet Komisioni për Dizinformimin. Qeveria po lufton për transparencë. Çështja e mbetjeve toksike u shndërrua në një çështje ku u fol përpara se hetuesit dhe institucionet të flasin. Të krijojmë një kulturë të re politike. Ne të kthejmë transparencën dhe ju të ikni nga gënjeshtra.", u shpreh Peleshi.

 

niko peleshi seance plenare 2 shtator 2024

Sondazh

Poll