Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Biden: Jemi shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare për pengjet

Biden kritikoi gjithashtu Benjamin Netanyahun, kryeministrin izraelit, se nuk ka bërë mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje.

2 Shtator 2024, 15:55 Nga E. D
Lufta në Lindjen e Mesme/ Biden: Jemi shumë pranë një
Joe Biden

GAZA- Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se jemi shumë afër një marrëveshjeje përfundimtare të lirimit të pengjeve midis Izraelit dhe Hamasit pas takimit me ekipin që është përpjekur të negociojë lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza. Biden kritikoi gjthashtu Benjamin Netanyahun, kryeministrin izraelit, se nuk ka bërë mjaftueshëm për të siguruar një marrëveshje.

Biden dhe Kamala Harris, zëvendëspresidentja, u informuan nga ekipi negociator në dhomën e situatës në Shtëpinë e Bardhë pak kohë më parë. Kjo vjen pasi një nga gjashtë pengjet e gjetur të vrarë në Gaza javën e kaluar u zbulua si shtetasi amerikan Hersh Goldberg-Polin.

lufta ne lindjen e mesme joe biden

Sondazh

Poll