Aktualitet

Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë gjatë kontrolleve për shitje droge, shpallen në kërkim tre persona në Vlorë

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme teksa shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, po kryenin kontrolle për raste të shitjes së drogës në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”

2 Shtator 2024, 15:44 Nga r.ll
Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë gjatë
foto ilustruese

VLORË- Një shqiptar, një maroken dhe një italian, të tre banues në Itali janë shpallur në kërkim në Vlorë, pasi kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme teksa shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, po kryenin kontrolle për raste të shitjes së drogës në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”. Policia po punon për kapjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Vlorë/Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas, banues në Itali.

Më datë 02.09.2024, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vazhdën e kontrolleve për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht në zonat bregdetare, kanë ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, Vlorë. Gjatë kryerjes së detyrës, punonjësit e Policisë janë kundërshtuar me forcë nga shtetasit:

– I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali;

– M. B., shtetas maroken, banues në Itali;

– M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2024, 13:27 I.A

'El Chapo' i Shqipërisë

TIRANË- Prej kohësh qarkullojnë informacione rreth një dosje “eksplozive” në duart e SPAK. Përgjimet e Sky ECC kan&e...