Aktualitet

Aksident në Velipojë/ Makina përplas 81-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, përfundon në spital i moshuari

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

2 Shtator 2024, 12:52 Nga S.B
Aksident në Velipojë/ Makina përplas 81-vjeçarin që
foto ilustruese

VELIPOJË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Velipojë. Bëhet me dije se drejtuesi i automjetit G.Sh 27 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte T.G 81 vjeç.

Për pasojë i moshuari ka mbetur i dëmtuar lehtë, dhe u transportua në spitalin rajonal të Shkodrës. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 08:45, në Velipojë, automjeti me drejtues shtetasin G. Sh 27 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi T.G 81 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi 81 vjeç, i cili është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

velipoje aksident

Sondazh

Poll