Aktualitet

Dhunoi kunatën për motive pronësie, e pëson 53-vjeçari në Devoll, e dhunuara pajiset me urdhër mbrojtjeje

Mësohet se L.R 50 vjeç shkeli urdhrin e mbrojtjes së bashkëshortes duke e fyer.

2 Shtator 2024, 15:32 Nga S.B

Dhunoi kunatën për motive pronësie, e pëson

KORÇË- Dy persona janë proceduar të lirë ditën e sotme në Korçë. Mësohet se L.R 50 vjeç shkeli urdhrin e mbrojtjes së bashkëshortes duke e fyer.

Ndërkohë N.D 53 vjeç, ushtroi dhunë ndaj kunatës për motive pronësie. Kunata e dhunuar u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë:

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. R., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi duke fyer ish-bashkëshorten e tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të saj.

Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi ne gjendje të lirë për shtetasin N. D., 53 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, ka dhunuar kunatën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

korce dhune

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Shtator 2024, 13:27 I.A

'El Chapo' i Shqipërisë

TIRANË- Prej kohësh qarkullojnë informacione rreth një dosje “eksplozive” në duart e SPAK. Përgjimet e Sky ECC kan&e...