Aktualitet

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, i gjendet në banesë një armë gjahu pa leje

Për pasojë arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

2 Shtator 2024, 12:32 Nga S.B
Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 40-vjeçari në
foto ilustruese

TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se A.Sh 35 vjeç është arrestuar pasi ushtroi dhunë ndaj dajës së tij.

Ndërkohë 40-vjeçari R.H është arrestuar pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia ka gjetur një armë gjahu pa leje.

Për pasojë arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Sh., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dajës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Bathore, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, në armë gjahu pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

arrestime ne tirane arme gjahu dhune

Sondazh

Poll