Aktualitet

“Më rrezikohet jeta”/ U kap me armë në shtëpi, Andrea Kalemi transferohet në Fier, vendoset në regjim të sigurtë

Bashkë me të në burg ka mbetur dhe Jetmir Kalemi, ndaj të cilit prokuroria ngriti akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, pasi mbante në banesë personin e shpallur në kërkim Andrew Bode.

2 Shtator 2024, 12:04 Nga Elton Qyno
“Më rrezikohet jeta”/ U kap me armë në shtëpi,
Andrea Kalemi

FIER- Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur të mbyllë në burg Andrea Kalemin, një nga personazhet kryesorë të grupit familjar “Kalemi” në Memaliaj, i cili u arrestua 1 javë më parë për akuzën e “Mbajtjes pa leje të një automatiku dhe pistolete”. Bashkë me të në burg ka mbetur dhe Jetmir Kalemi, ndaj të cilit prokuroria ngriti akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”, pasi mbante në banesë personin e shpallur në kërkim Andrew Bode.

Në dosjen hetimore thuhet se Andrea Kalemi në momentin e sulmit me armë ku mbeti i vrarë babai i tij, Shyqo Kalemi, kamarieri Gledio Muka, klienti Marsel Çela dhe u plagos xhaxhai i tij, Artur Kalemi, ndodhej në dyqanin e tij. Pas kësaj ngjarje të rëndë ai ka shkuar në vendin e krimit, duke u përpjekur të japë ndihmën e parë.

Gazetari Elton Qyno thekson se në seancën gjyqësore Andrea Kalemi ka deklaruar se prezenca e tij në burg, i rrezikon jetën. Pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, Andrea dhe Jetmir Kalemi janë transferuar në paraburgimin e Fierit, duke u vendosur në një regjim të sigurt.

Andrea Kalemi, i ka shpëtuar dy herë sulmit me armë fillimisht në një plazh në Greqi dhe më pas në një burg të sigurisë së lartë në Greqi. Përplasja e kësaj familje është me atë të familjes së Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë në Tiranë. Zanafilla e sherrit ka nisur fillimisht për 100 kg hashash që Edmond Papa nuk ja pagoi Aleksandër Sadikajt në Memaliaj. Mes dy miqve ka ndodhur një kontradiktë për punën e pagesës së kësaj sasie droge, duke çuar në ndezjen e konfliktit me vrasjen e Aleksandër Sadikaj me tritol në makinë, shpërthim i cili ndodhi në afërsi të Lundrës.

andrea kalemi andrew bode artur kalemi

Sondazh

Poll