Aktualitet

U kap në një lokal teksa ishte në arrest shtëpie, arrestohet 37-vjeçari në Tropojë, policia i gjen kanabis në oborrin e banesës

Pas kontrollit, në oborrin e shtëpisë iu gjet 940 gramë kanabis, dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

2 Shtator 2024, 10:24 Nga S.B
U kap në një lokal teksa ishte në arrest shtëpie, arrestohet
foto ilustruese

TROPOJË- Një 37-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tropojë. Mësohet se A.P 37 vjeç u kap në një lokal ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Pas kontrollit, në oborrin e shtëpisë iu gjet 940 gramë kanabis, dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Tropojë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Peraj".

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe posedonte 940 gramë cannabis sativa, në banesë, arrestohet 37-vjeçari.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Peraj".

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Peraj.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës ku 37-vjeçari vuante masën e sigurisë, shërbimet e Policisë kanë gjetur 940 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

tropoje kanabis

Sondazh

Poll