Aktualitet

Shantazhonin me anë të kanosjes për tu dhënë para, arrestohen 3 persona në Tiranë

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie për shuma që varionin deri në 1000 €.

2 Shtator 2024, 10:53 Nga M.B
Shantazhonin me anë të kanosjes për tu dhënë para,
Foto ilustruese

TIRANA- Tre persona janë arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Konkretisht mësohet se në pranga ranë një 20-vjeçar me inicialet L. K., dhe dy të mitur, 16 dhe 17-vjeç. Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie për shuma që varionin deri në 1000 €.

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar "Xhamlliku", nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Shantazhonin me anë të kanosjes për dhënie pasurie, arrestohen 3 shtetas. Dokumentohen 2 ngjarje të kësaj natyre, kryer nga 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Xhamlliku".

Si rezultat i tij u ndalua shtetasi L. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe 2 shtetas të moshës 16 dhe 17 vjeç, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se shantazhonin me anë të kanosjes, persona të ndryshëm, për dhënie pasurie, për shuma që varionin deri në 1000 €.

Gjatë hetimeve të kryera janë dokumentuar 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale, me autorë të dyshuar 3 të ndaluarit. Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll