Politike

Konferenca e Kryetarëve/ Interperlanca me Ramën mbahet më 12 shtator, seanca nis në orën 11:00

Në seancën e 12 shtatorit është vendosur që të mbahet interperlanca e kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike. 

2 Shtator 2024, 12:13 Nga I.A
Konferenca e Kryetarëve/ Interperlanca me Ramën mbahet më 12
Konferenca e Kryetarëve

TIRANË- Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka përfunduar mesditen e sotome, pasi janë vendosur pikat e rendit të ditës për punën parlamentare në vijim. Në seancën e 12 shtatorit është vendosur që të mbahet interperlanca e kërkuar nga grupi parlamentar i PD-së me kryeministrin Edi Rama për mbetjet toksike. 

Po ashtu pritet që në atë seancë te merret vendimi për fatin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Seanca e datës 12 shtator do të nisë në orën 11 për shkak se grupi i PD-së do të marr pjesë në përkujtimin e Azem Hajdarit. 

konferenca e kryetarëve

Sondazh

Poll