Sport

Kërcënuan presidentin e FSHF, pesë persona përfundojnë në pranga, dy procedohen penalisht

Sipas policisë, këta persona kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

31 Gusht 2024, 18:37 Nga r.ll
Kërcënuan presidentin e FSHF, pesë persona përfundojnë
armando duka

DURRËS- Pesë persona kanë përfunduar në pranga dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht, pasi kanë kërcënuar me mesazhe presidentin e Federeatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën. 

Sipas policisë, këta persona kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës Dukën, dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Durrës

Kërcënuan me sms për shkak të detyrës 62-vjeçarin, Policia kap dhe vë në pranga 5 shtetas si dhe procedon penalisht dy të tjerë.

Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R.L. 30 vjeç, P.S, 26 vjeç, B.S,  20 vjeç, S.S, 22 vjeç, dhe N.S, 57 vjeç, të gjithë banues në Krujë. Si dhe u proceduan ne gjendje të lirë shtetasit A.S, 24 vjeç dhe A.S, 39 vjeç, të dy banues në Krujë.

Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së  njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar  në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim.

durres kercenohet armand duka

Sondazh

Poll

Sport 31 Gusht 2024, 17:09

Befasi, "goditje" e madhe për Varane!...

ITALI - Çfarë po ndodh me Raphaël Varane te Como? Qendërmbrojtësi francez nuk u regjistrua në Serie A nga skuadra italiane e pro...