Sport

Befasi në US Open, eliminohet dhe Djokovic!

Tenisti serb humbi në katër sete përballë australianit Popyrin (6-4, 6-4, 2-6, 6-4)

31 Gusht 2024, 10:14 Nga DOSJA
Befasi në US Open, eliminohet dhe Djokovic!

SHBA - Pas spanjolit Carlos Alcaraz, turneut US Open i jep lamtumirën edhe tenisti Novak Djokoviç, i cili siguron kështu surprizën e dytë në këtë turne.

Tenisti I njohur serb, në fakt, humbi ndaj australianit Alexei Popyrin, i cili fitoi me rezultatin 6-4, 6-4, 2-6, 6-4.

Kështu, largohet një tjetër pretendent për trofe, ndërkohë që Ruud dhe Rublev avancojnë, duke eliminuar respektivisht Zhang dhe Comesana.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll