Sport

Nedim Bajrami flet si skocez: “Kalimi te Rangers ishte lëvizja e duhur për mua”...

“Jam i kënaqur që i bashkohem një klubi të madhësisë së Rangers”.

31 Gusht 2024, 17:09 Nga DOSJA
Nedim Bajrami flet si skocez: “Kalimi te Rangers ishte lëvizja e

 

SKOCI - Lajmi i pritur u zyrtarizua. Nedim Bajrami është blerja më e re e skocezëve të Rangers. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar për të besuarit e Philippe Clement dhe bëhet nënshkrimi i njëmbëdhjetë i afatit kalimtar të verës.

Duke folur ekskluzivisht për faqen e internetit të Rangers, pas lëvizjes së tij, mesfushori i Kombëtares kuqezi tha:

“Jam i kënaqur që i bashkohem një klubi të madhësisë së Rangers. Janë një klub i njohur në mbarë botën, të cilët kanë fituar shumë trofe dhe kanë konkurruar në një finale evropiane vitet e fundit.

Kam pasur disa biseda me trajnerin dhe besoj se Rangers është lëvizja e duhur për mua në këtë pikë të karrierës sime. Mezi pres të takoj të gjithë bashkëlojtarët dhe tifozët e mi të rinj në të ardhmen e afërt”, ka deklaruar Bajrami.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll