Art&Argëtim

VIDEO/ Bebe Rexha feston 35-vjetorin, fikja e qiriut merr vëmendjen

Në video Bebe ka përballë tortën e ditëlindjes ku mbi të shkruhej emri i saj.

30 Gusht 2024, 18:04 Nga S.B

 

VIDEO/ Bebe Rexha feston 35-vjetorin, fikja e qiriut merr vëmendjen
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha feston ditëlindjen e saj të 35-të ditën e sotme. Me anë të një postimi në Instagram këngëtarja ka ndarë një video shoqëruar me një mbishkrim.

Në video Bebe ka përballë tortën e ditëlindjes ku mbi të shkruhej emri i saj. Ajo që mori vëmendjen ishte mënyra sesi ajo fiku qirinjtë.

Me një qiri të ngjitur në thoin e gishtit të saj të mesit, Bebe e ndez e më pas e fik. Në mbishkrimin e postimit Bebe shkroi: Një vit tjetër rreth diellit, dhe çfarë udhëtimi i egër ka qenë. Mirënjohëse për çdo kthesë dhe mësim të nxjerrë. Por mbi të gjitha, unë jam mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen që më ka sjellë. Këtu është rritja, qëndrueshmëria dhe gjithçka që do të vijë. Xoxo

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

 

bebe rexha ditelindja

Sondazh

Poll