Art&Argëtim

VIDEO/ U duartrokit për 15 minuta nga publiku i Venecias, Angelina Jolie përlotet në mes të skenës

Jolie mbërriti në Lido's Sala Grande me publikun që e priste nën masa të rrepta sigurie.

30 Gusht 2024, 16:28 Nga S.B
VIDEO/ U duartrokit për 15 minuta nga publiku i Venecias, Angelina Jolie
Angelina Jolie

VENECIA- Filmi i shumëpritur "Maria" kushtuar jetës së Maria Callas u shfaq mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe aktorja Angelina Jolie si protagoniste e tij u vu në qendër të vëmendjes. Jolie mbërriti në Lido's Sala Grande me publikun që e priste nën masa të rrepta sigurie.

Pas përfundimit të kësaj historie vërtet mbresëlënëse kinematografike (personazhi i Callas është portretizuar përmes njerëzve më të afërt të saj) publiku e adhuroi Jolie-n duke e duartrokitur për 15 minuta, nga ku ajo nuk mundi të përmbajë emocionet dhe lotët.

VIDEO/ U duartrokit për 15 minuta nga publiku i Venecias, Angelina Jolie
Angelina Jolie

Jolie shkëmbeu përqafime me regjisorin, producentin dhe bashkëpunëtorët. Publiku ishte po aq i prekur.

venecia angelina jolie

Sondazh

Poll