Art&Argëtim

Habit Channing Tatum: Kam blerë bluza të reja disa herë në javë sepse përtoja t'i laja...

Siç pohoi ai më vonë, kjo gjendje ishte nga viti 1999 deri në vitin 2000. 

29 Gusht 2024, 16:15 Nga S.B
Habit Channing Tatum: Kam blerë bluza të reja disa herë në
Channing Tatum

SHBA- Aktori i njohur Channing Tatum tregoi një fakt mbi veten me të cilin i habiti të gjithë. Duke folur për revistën GQ, aktori tregoi se ka kaluar një vit të tërë pa larë rroba.

Tatum rrëfeu se të lante rrobat ishte gjëja që urrente më shumë, prandaj u detyrua të blinte për një vit bluze të bardha disa herë në javë të cilat nuk i vishte më pasi njolloseshin.

“E urrej të laj rroba. E urrej më shumë sesa mund ta imagjinoni. Nuk mund ta përshkruaj”, tha ai.

Siç pohoi ai më vonë, kjo gjendje ishte nga viti 1999 deri në vitin 2000. 

“Unë nuk kam larë rroba gjatë gjithë vitit. Kam veshur vetëm bluza të bardha, të cilat sapo i kisha blerë. Unë merrja dy në javë” shpjegoi ai.

 

Sa i përket stilit të tij, ai përfundoi: Gjithmonë i kam dashur bluzet e bardha të thjeshta, të vjetra dhe të copëtuara. Është ajo gjëja klasike. Mund ta vishni kudo, qoftë në një situatë fatkeqësie ose për të pikturuar me vajzën tuaj në oborrin e shtëpisë. Asgjë nuk mund të shkojë keq.

Ndiqeni në min 07:37

channing tatum

Sondazh

Poll