Aktualitet

I arrestuar për vjedhje në Belgjikë dhe i kërkuar nga Rumania për plagosje/ Kush është viktima e vrasjes në Shkodër (FOTO)

Mësohet se Roshkodoli ndodhej në një restorant në momentin që ndaj tij është qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. 

30 Gusht 2024, 13:04 Nga I.A

I arrestuar për vjedhje në Belgjikë dhe i kërkuar nga

SHKODËR- 36-vjeçari Elis Roshkodoli është vrarë mesditën e sotme në Shkodër. Mësohet se Roshkodoli ndodhej në një restorant në momentin që ndaj tij është qëlluar me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend. 

Por kush është Elis Roshkodoli?

Elis Roshkodoli nuk është person i panjohur për autoritetet vendase apo të huaja. Në vitin 2014 Roshkodoli rezulton i arrestuar së bashku me 13 persona të tjerë, kryesisht shqiptarë në Bëlgjikë. Në atë kohë ndaj tij rëndonin akuzat e grabitjes në Belgjikë.

Ndërkohë që në në 25 prill të vitit 2023, Roshkodoli ka nisur një sherr me pronarin e një klubi nate në Rumani. 36-vjeçari e ka plagosur me thikë dhe më pas është larguar nga vendi. Për këtë mbi Roshkodolin rëndojnë akuzat e plagosjes dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet rumune. 

elis roshkodoli vrasje ne shkoder

Sondazh

Poll