Aktualitet

Atentati në Peqin, Policia ‘ngrihet në këmbë’, vendos pika kontrolli, nis krehjen e zonës për të kapur autorët

13 Dhjetor 2019, 19:15 Nga DOSJA
Atentati në Peqin, Policia ‘ngrihet në këmbë’,

ELBASAN- Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me atentatin e sotëm, ku një 26-vjeçar humbi jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Menjëherë pas atentatit, Policia ka ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Gjithashtu bëhet me dije se nga efektivët po bëhet krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e atentatorëve.

NJOFTIMI I PLOTË

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, në drejtim të një mjeti është qëlluar me armë zjarri në rrethanat ende të paqarta, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjeç dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët. Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale. Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Atentat në Peqin. Vritet me breshëri plumbash djali i Policit të burgut Andi Zylyfi dhe plagoset me plumb në kokë shoku i tij, Ardit Uruçi. Të rinjtë u ekzekutuan sapo dolën nga një kafe nga një makinë në lëvizje. Dosja.al mëson se 26-vjeçari është kushëriri i parë i bossit të drogës, Endrit Alibeaj, i cili u vra 1 vit më parë. Dyshohet për prishje hesapesh mes bandave.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert uruçi andi zylyfi peqin perplasje me arme ne peqin policia e shtetit albert uruçi andi zylyfi peqin perplasje me arme ne peqin policia e shtetit

Sondazh

Poll