Aktualitet

Atentati ndaj Andi Zylyfit i lidhur me masakrën e Bradasheshit, si përgjakën bandat e drogës vigjiljen e Vitit të Ri dhe vr

13 Dhjetor 2019, 19:05 Nga DOSJA
Atentati ndaj Andi Zylyfit i lidhur me masakrën e Bradasheshit, si

ELBASAN– Një atentat me armë zjarri ka ndodhur pranë fshatit Përparim, ku si pasojë një 26-vjeçar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur 1 vit më parë në Bradashesh, po në qytetin e Elbasanit, ku 3 persona ndërruan jetë, mes tyre edhe një shtetas i huaj.

Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej, 34 vjeç, dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin. Gjithashtu bashkë me ta u vra edhe shtetasi turk Erdal Durunay, 51 vjeç. Viktimat u qëlluan me kallashnikov në kokë po ashtu si 23-vjeçarin dhe mikun e tij, i cili ndodhet në gjendje kritike. 

Masakra e 30 dhjetorit ndodhi në hyrje të Elbasanit, ku tre viktimat, të cilët po udhëtonin me një makinë Range Rover me targa rumune u ekzektuan me breshëri në prani të familjarëve të tyre pasi në tre makinat e tyre, ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Ashtu si 23-vjeçari, edhe 3 të vrarët e Bradasheshit bashkë me familjet e tyre sapo ishin kthyer në Shqipëri për të festuar festat e fundvitit pasi jetonin në Angli e Holandë.

Atentat në Peqin. Vritet me breshëri plumbash djali i Policit të burgut Andi Zylyfi dhe plagoset me plumb në kokë shoku i tij, Ardit Uruçi. Të rinjtë u ekzekutuan sapo dolën nga një kafe nga një makinë në lëvizje. Dosja.al mëson se 26-vjeçari është kushëriri i parë i bossit të drogës, Endrit Alibeaj, i cili u vra 1 vit më parë. Dyshohet për prishje hesapesh mes bandave.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andi zylyfi arben dylgjeri endrit alibej erdal durunay peqin perplasje me arme ne peqin andi zylyfi arben dylgjeri endrit alibej erdal durunay peqin perplasje me arme ne peqin

Sondazh

Poll