Sport

Pas dy humbjeve në finalen e Euros, Kieran Trippier tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Në moshën 33-vjeçare, mbrojtësi i djathtë i Newcastle United, Kieran Trippier, njoftoi në rrjetet sociale se po tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar.

29 Gusht 2024, 17:24 Nga DOSJA
Pas dy humbjeve në finalen e Euros, Kieran Trippier tërhiqet nga

ANGLI - Faqja e re në historinë e Anglisë do të shkruhet pa Kieran Trippier. Mbrojtësi i djathtë 33-vjeçar njoftoi në Instagram se po i jepte fund karrierës së tij ndërkombëtare, pak orë para shpalljes së listës së parë të Lee Carsley, trajner i përkohshëm i Tre Luanëve.

Në 7 vjet në përzgjedhje, Trippier mori pjesë në 54 ndeshje, duke shënuar një gol nga një goditje dënimi direkt. Anglezi dështoi një herë në gjysmëfinalen e Botërorit, në vitin 2018 kundër Kroacisë dhe dy herë në finalen e Euros me vendin e tij. Në 2020 kundër Italisë dhe kundër Spanjës këtë verë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Newcastle United FC (@nufc)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll