Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje dhe vjedhje, ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani 35-vjeçari i cili u arrestua në Morinë dy muaj më parë

Bëhet me dije se 35-vjeçari në vitin 2019 kishte dhunuar me grushte dhe kishte vjedhur çantën e një personi në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

29 Gusht 2024, 11:21 Nga S.B
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje dhe
foto ilustruese

TIRANË- Një 35-vjeçar gjerman i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje është ekstraduar ditën e sotme nga vendi ynë drejt Gjermanisë. Mësohet se Z.O 35 vjeç u arrestua në Morinë dy muaj më parë.

Bëhet me dije se 35-vjeçari në vitin 2019 kishte dhunuar me grushte dhe kishte vjedhur çantën e një personi në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

Njoftimi i Policisë:

Operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet në Gjermani, një shtetas i akuzuar për plagosje dhe vjedhje, në një vendparkim automjetesh në Heiningen.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët e Interpol Ëiesbaden, specialistët e Interpol Tiranës finalizuan procedurën për ekstradimin nga Shqipëria në Gjermani, të shtetasit gjerman, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Z. O., 35 vjeç.

Ai u ndalua në PKK Morinë, rreth 2 muaj më parë, pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje. Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.

Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht.

ekstradim gjermani vjedhje

Sondazh

Poll