Aktualitet

FOTOT/ Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Motori elektrik që ata po udhëtonin ka dal nga rruga dhe është përplasur me një stacion autobusi.

29 Gusht 2024, 09:40 Nga I.A

 

FOTOT/ Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 18-vjeçari
Aksidenti

 

GREQI- Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Greqi si pasojë e një aksidenti automobilistik në Kretë. Flashnews.gr shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesnate në lagjen Tsikalaria të Hanias.

I riu shqiptar ishte bashkë me motor me një bashkëmoshatar. Motori elektrik që ata po udhëtonin ka dal nga rruga dhe është përplasur me një stacion autobusi.

Si pasojë e ngjarjes u plagos rëndë dhe humbi jetën pasagjeri i mjetit, 18-vjeçari shqiptar. Në vendngjarje mbeti i plagosur lehtë edhe drejtuesi i mjetit, i cili po merr mjekim në Spitalin e Hanias dhe ndodhet në gjendje shoku.

aksident ne greqi

Sondazh

Poll