Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës/ Shpërthim me tritol në një shtëpi funerali në Shkodër

29 Gusht 2024, 07:15 Nga I.A
Çfarë ndodhi gjatë natës/ Shpërthim me tritol në
Policia

SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në lagjen 'Skenderbeg' në derën e një agjensie funerale. Bëhet me dije se shpërthimi në orën 03:20 të mëngjesit të sotëm ka ndodhur në agjensinë funerale në pronësi të shtetases me iniciale F. F.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

shperthim me tritol ne shkoder

Sondazh

Poll