Aktualitet

Koha kthen faqe/ Rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut, si parashikohet moti për sot

Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqëndruar në relievet malore.

29 Gusht 2024, 07:12 Nga I.A
Koha kthen faqe/ Rikthehen vranësirat dhe reshjet e shiut, si parashikohet
Foto Ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me mot të vranët kryesisht në jug të vendit si dhe kthjellime të herëpasherëshme në pjesën tjetër të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobta shiu në mënyrë të izoluar dhe lokale në jug të vendit, përqëndruar në relievet malore.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 19°C ndërsa ato maksimale deri në 34°C. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 2 km/h shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

moti sot

Sondazh

Poll