Politike

Rama mbledh në nisje të vjeshtës Asamblenë e Partisë Socialiste, takimi i radhës në Durrës, ja data

Mësohet se Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 8 shtator në qytetin e Durrësit.

28 Gusht 2024, 15:57 Nga M.B
Rama mbledh në nisje të vjeshtës Asamblenë e Partisë
Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, do të mbledhë Asamblenë e kësaj force politike në nisje të vishtës. Mësohet se Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet në datën 8 shtator në qytetin e Durrësit.

Në këtë mbledhje të radhës të Asamblesë, të zgjidhet kryesia e re e PS dhe sekretariati. Mbledhja e 8 shtatorit të Asamblesë së Partisë Socialiste vjen pas takimit të 28 korrikut në Pallatin e Kongreseve ku Rama mblodhi Kongresin e PS dhe propozoi ndryshimet e disa emrave të rëndësishëm në kabinetin qeveritar.

partia socialiste

Sondazh

Poll