Kompania me 1 punonjës që mori miliarda nga shteti për votimin elektronik
Smartmatic TIRANË- Një javë pasi departamenti amerikan i Drejtësisë vuri zyrtarisht nën akuzë kompaninë Smartmatic...
Më tej Bardhi thotë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdorë të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, foli lidhur me aferën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike dhe tha se kjo nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Më tej Bardhi thotë se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdorë të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.
Bardhi siguron qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit.
Postimi i Plotë:
Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda” nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas Qeverisë kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjenike.
Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shëndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur.
Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar.
Smartmatic TIRANË- Një javë pasi departamenti amerikan i Drejtësisë vuri zyrtarisht nën akuzë kompaninë Smartmatic...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një komunikim të fundit me gazetarët foli në ...
Petrit Malaj TIRANË- Ministri i Financave Petrit Malaj ka deklaruar se të ardhurat për buxhetin 2024 janë rritur në ...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se mandati ideputetes Olta Xhaç...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se Autoriteti portual i Durrësit nuk ...
Rama dhe drejtoreshat TIRANA- Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, pas largimit të Eridana Çanos në krye të SASPAC...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sot sërish te çështja e eksportit të mbetjeve toksike n...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish sot lidhur me skandalin e mbetjeve toksike ku iu referua dhe a...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sonte në fjalën e tij se përshëndet banor&eu...
Olta Xhaçka TIRANA- Në Tiranë, këshilli për legjislacionin vendosi sot të kërkojë kryetares së Kuvendit futj...