Politike

TABELA/ Ja kush janë deputetët më të paguar dhe më pak të paguar në Kuvend

Për informacion, deputetët, përveç pagesës standard përfitojnë të ardhura nga pjesëmarrjet në komisione dhe në aktivitetet e tjera parlamentare, nga shërbimet mbështetëse (kuotë telefonike dhe pagesa për qira banese ose dieta udhëtimesh), etj.

28 Gusht 2024, 14:47 Nga I.A
TABELA/ Ja kush janë deputetët më të paguar dhe më pak
Kuvendi

TIRANË- Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin për punën e Kuvendit gjatë sesionit të parë parlamentar të vitit 2024. Në raportin e ISp theksohet puna e Kuvendit dhe e deputetëve gjatë periudhës kohorë Janar-Gusht. Po ashtu në të janë publikuar dhe 20 deputetët që janë paguar më shumë nga Kuvendit dhe 20 deputetët më pak të paguar. 

Një nga treguesit e monitorimit ishte përpjekja për të bërë ndërlidhjen midis nivelit të efikasitetit të deputetëve dhe përfitimeve të tyre financiare. Tabela e mëposhtme paraqet 20 deputetët me nivelin më të lartë të të ardhurave financiare nga aktiviteti parlamentar gjatë sesionit të fundit parlamentar, si dhe 20 deputetët më nivelet më të ulta të të ardhurave
financiare.

TABELA/ Ja kush janë deputetët më të paguar dhe më pak
Lista

Tipar dallues është fakti se deputetët nga qarqet e largëta kanë edhe përfitimet më të mëdha financiare, dhe se në listën e deputetëve më të paguar bëjnë pjesë disa prej atyre që nuk kanë pasur pothuajse asnjë produkt parlamentar (nismë ligjore, propozim, interpelancë, apo pjesëmarrje aktive në komisione ose në seancat plenare). Në pjesën tjetër të listës bëjnë pjesë
kryesisht deputetë të Tiranës (banojnë në Tiranë).

Për informacion, deputetët, përveç pagesës standard përfitojnë të ardhura nga pjesëmarrjet në komisione dhe në aktivitetet e tjera parlamentare, nga shërbimet mbështetëse (kuotë telefonike dhe pagesa për qira banese ose dieta udhëtimesh), etj. Në tërësi, duke nisur nga pranvera e vitit 2023 deputetët aktualë janë njëherësh deputetët më të paguar të gjitha legjislaturave të tranzicionit, një vendim që u mor në mënyrë konsensuale prej tyre. Në terma të thjeshtë, pagesa mujore e deputetëve është rreth 2 deri 2.5 mijë euro pa llogaritur përfitimet shtesë që variojnë deri në 2 mijë euro të tjera.

instituti i studimeve politike isp kuvendi

Sondazh

Poll