Politike

Mbyllja e Kurum/ Balluku: Është një çështje sociale, nuk është hera e parë që qeveria shqiptare përballet me këtë kompani

Sipas zëvendëskryeministres nëse Kurum shpall pamundësinë financiare, atëherë kontratat do të rishikohen.

28 Gusht 2024, 12:43 Nga S.B
Mbyllja e Kurum/ Balluku: Është një çështje sociale,
Belinda Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një komunikim të fundit me gazetarët foli në lidhje me mbylljen e repartit të çelikut dhe pjesërisht atë të petëzimit në Elbasan të kompanisë turke Kurum. Sipas Ballukut nuk është hera e parë që qeveria shqiptare përballet me këtë kompani.

Balluku thotë se kjo është një çështje sociale dhe se kompania është e detyruar të japi një shpjegim pasi në mes janë 500 familje të përfshira. Sipas zëvendëskryeministres nëse Kurum shpall pamundësinë financiare, atëherë kontratat do të rishikohen. Më tej Balluku shton se Kurum ka deklaruar vështirësi në pagesën e faturave të energjisë elektrike, ndërkohë që është vetë prodhuese në 4 hidrocentrale.

Fjala e plotë:

Ka të bëjë me 500 familje, dhe është shumë e rëndësishme që të ketë një qëndrim për këtë. Ne po e ndjekim me shqetësim situatën, qeveria shqiptare nuk është hera e parë që përballet me Kurum. Ne do të vazhdojmë që të monitorojmë situatën, kjo është një çështje sociale, ku Kurum do të duhet që të japë llogari. Ne e kemi në fokus, dhe do të kemi një njoftim zyrtar. Nëse Kurum shpall pamundësinë financiare, atëherë kontratat do të rishikohen, Kurum ka deklaruar vështirësi në pagesën e faturave të energjisë elektrike, ndërkohë që është vetë prodhuese në 4 hidrocentrale.

Kompania Kurum është vënë nën monitorimin e Inspektoriatit të Punës, për të parë nëse janë shkelur të drejtat e punëtorëve, e se si do të mbrohen ata në rast se janë hedhur në rrugë. Ndërkohë që 500 punëtorë u flakën në rrugë nga Kurum me argumentin se kostot e prodhimit janë të larta. Nga 1 gushti firma ka ndaluar prodhimin dhe nga 20 gushti edhe përpunimin.

belinda balluku kurum

Sondazh

Poll