27 Gusht 2024, 21:03
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish sot lidhur me skandalin e mbetjeve toksike ku iu referua dhe artikullit të publikuar nga Zëri i Amerikës për të cilin tha se përfaqësuesi i rrjetit prestigjoz të Bazelit, rrjet i cili vepron në kuadër të OKB, në mbrojtje të Traktatit të Bazelit për lëndët helmuese, Jim Fuket sonte deklaroi, se nisja nga Durrësi e një 100 kontejnërve me lëndë helmuese nuk është rasti i parë, por është një rrugë e bërë kush e di sa herë. Berisha tha se rrjeti i Bazelit informon shqiptarët se trafiku ndërkombëtar, futja në Shqipëri e helmeve nga vende të tjera është një burim tjetër potencial, real i këtij krimi shtetëror, sipast tij. Ai shtoi se kompania Kurum mund të jetë baza e këtyre mbetjeve, por nuk është vetëm ajo.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Sot në një intervistë të dhënë Zërit të Amerikës përfaqësuesi i rrjetit prestigjoz të Bazelit, rrjet i cili vepron në kuadër të OKB, në mbrojtje të Traktatit të Bazelit për lëndët helmuese, Jim Fuket sonte deklaroi, apo konfirmoi ato që në mënyrë të përsëritur i kemi shprehur këtu para jush.
Së pari, ajo që është tronditëse, është se nisja nga Durrësi e një 100 kontejnërve me lëndë helmuese nuk është rasti i parë, por është një rrugë e bërë kush e di sa herë.
Së dyti, Kurumi mund të jetë baza e këtyre mbetjeve, por nuk është vetëm Kurumi. Rrjeti i Bazelit informon shqiptarët se trafiku ndërkombëtar, futja në Shqipëri e helmeve nga vende të tjera është një burim tjetër potencial, real i këtij krimi monstruoz shtetëror, i këtij trafiku shtetëror me në krye Edi Ramën.
Së treti, rrjeti i Bazelit zbulon se këto lëndë helmuese që vijnë nga vende tjera në Durrës, apo nga uzina Kurum dhe të tjera të Shqipërisë, këto shkarkohen në port në ambjente të hapura, dhe era mund të mbulojë Durrësin dhe jo vetëm Durrësin, po mund t’i shpërndajë ato drejt Durrësit, Tiranës dhe zona tjera, duke helmuar ajrin me lëndë toksike të një rrezikshmëri shumë të lartë për sëmundje nga më të këqijat.
Kjo aferë e rrjetit të lojës me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, të Edi Ramës dhe klanit të tij është nga aferat mafioze, shtetërore më të rrezikshme në rajon, Europë dhe në botë.
Unë dua t’ju informoj ju sonte se qytetari digjital ka informuar se në muajin janar janë nisur jo 100, por 530 kontejnerë me lënë toksike dhe ai thotë se tregtia se e lëndëve toksike, duke ndryshuar kodin e tyre nga gazheli i doganës nga lëndë helmuesë në lëndë johelmuese, është një aktivitet intensiv i Edi Ramës dhe suitës së tij.
Qytetari digjital informon se përveç kompanisë Sokoli është dhe kompania e Aleks Binjakut, e cila bën të njëjtin transport dhe se Sokoli dhe Binjaku janë thjeht, Zoto dhe Mërtiri, prestanomet e Edi Ramës dhe ministrave të tij që merren me tregtinë e vdekjes, me trafiqet e vdekjes në Shqipëri dhe vende tjera.
Mirënjohje të pakufijshme rrjetit të Bazelit, qytetarit digjital që informoi nga Durrësi rrjetin e Bazelit. Qytetarët digjitalë që informuan dhe mua për këto, gazetarëve, trima dhe guximtarë që denoncuan një nga aferat më të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
sali berisha
Politike
27 Gusht 2024, 20:53
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sonte në fjalën e tij se përshëndet banor&eu...
Politike
27 Gusht 2024, 19:31
M.B
Olta Xhaçka
TIRANA- Në Tiranë, këshilli për legjislacionin vendosi sot të kërkojë kryetares së Kuvendit futj...
Politike
27 Gusht 2024, 18:55
M.B
Olta Xhaçka
TIRANA- Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Invest...
Politike
27 Gusht 2024, 15:25
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë me dije sot se një podcast i ri ...
Politike
27 Gusht 2024, 15:04
M.B
Igli Hasani
TIRANA- Në ditën e dytë të konferencës së ambasadorëve “Diplo 2024”, Ministri për Evro...
Politike
27 Gusht 2024, 13:16
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë më ndjekësit lajmin se një podcast i ri do t&eu...
Politike
27 Gusht 2024, 12:08
I.A
Këshilli i Legjislacionit
TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka vendosur ditën e sotme që mandati i deputetes Olta Xhaçka t&...
Politike
27 Gusht 2024, 11:59
I.A
Dhurata Cupi
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit është shoqëruar me debate mes socialistëve dhe demokratë...
Politike
27 Gusht 2024, 11:56
I.A
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi ka paraqitur draft-raportin që do i dorëzohet Kuvendit ku analizo...
Politike
27 Gusht 2024, 11:43
I.A
Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se deputetja Olta Xhaçka ka shkelur ...