Aktualitet

Me armë e mijëra euro/ Momenti i arrestimit të Adriatik Kalemit në Memaliaj, ja çfarë gjeti tjetër Policia (VIDEO)

Ndaj tij rëndon akuza e "Mbajtjës pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

28 Gusht 2024, 11:48 Nga I.A
Me armë e mijëra euro/ Momenti i arrestimit të Adriatik Kalemit
Arrestimi

GJIROKASTËR- Videoja e mëposhtme është nga momenti i arrestimit të Adriatik Kalemit në Memaliaj. Policia gjatë kontrollit në banesën e Kalemit ka gjetur e sekuestruar 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Ndaj tij rëndon akuza e "Mbajtjës pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

 

Pjesë nga njoftimi i Policisë:

Operacioni ka vijuar në Memaliaj, duke kryer kontroll në banesën e shtetasit A. K.. Gjatë kontrollit, shërbimet e Poclicisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, 1 armë gjahu, 1 gjerdan fishekësh, fishekë luftarak, 2 silenciatorë, 1 jelek antiplumb, 40 145 euro, 438 550 lekë të rinj dhe 3470 dollarë. Shtetasi A. K., 52 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vijon.

adriatik kalemi

Sondazh

Poll