Aktualitet

DETAJE/ Donin të mashtronin për të vjedhur 'Audi R8', zbulohet gabimi i Elvis Kosovës dhe turkut me GPS e makinës

Ka qenë turku me emrin Yucehan Er, i cili ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur mjetin e marrë me qira në Gjermani në një hotel në Tiranë. 

28 Gusht 2024, 10:29 Nga I.A
DETAJE/ Donin të mashtronin për të vjedhur 'Audi R8',
Elvis Kosova

TIRANË- Detaje të tjera kanë dalë nga skema e mashtrimit për të vjedhur një makinë tip 'Audi R8' në Tiranë. Ka qenë turku me emrin Yucehan Er, i cili ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur mjetin e marrë me qira në Gjermani në një hotel në Tiranë. 

Yucehan së bashku me Elvis Kosovën, i kanë hequr një GPS makinës dhe me pas e kanë çuar në Bërzhitë dhe në fund në Prush. Por detaji që i zbuloi ishte një GPS e dytë e makinës që ata nuk e dinin që ishte. Pas arrestimit turku ka pranuar skemën e mashtrimit dhe ka deklaruar se do të përfitonte 5 deri 10 mijë euro.

yucehan er elvis kosova

Sondazh

Poll