Aktualitet

VIDEO/ Vijon zjarri në Kallmet të Lezhës, rrezikohen dhjetra banesa nga flakët

Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që ndihmonte flakët, banesat në fshatin Kallmet i Vogël rrezikohen të digjen. 

28 Gusht 2024, 09:30 Nga I.A
VIDEO/ Vijon zjarri në Kallmet të Lezhës, rrezikohen dhjetra
Zjarri

LEZHË- Vatrja e zjarrit në fshatin Kallmet të Lezhës vijon të jetë aktive edhe ditën e sotme. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës që ndihmonte flakët, banesat në fshatin Kallmet i Vogël rrezikohen të digjen. 

 

Për shuarjen e flakëve, ka shkuar një helikopter 'Cougar'. Në terren janë gjithashtu 40 forca zjarrfikëse dhe të tjera të shërbimit pyjor, 10 mjete të ardhura nga bashkia e Tiranës, e Lezhës, e Kamzës, Malësisë së Madhe. 

 

zjarr ne lezhe

Sondazh

Poll