Aktualitet

U arrestua për vrasjen e Edmond Papës/ Kush është Andrew Bode, e shkuara kriminale në Greqi

Edvn Bode u bë i njohur në Shqipëri pas vrasjes së biznemenit Edmond Papa në Selitë në 16 dhjetor. Ai së bashku me Albano Velon kanë ndjekur lëvizjet e Papës nga Saranda për në Tiranë dhe në momentin e parë që gjetën mundësinë, Bode shkrepi armën që rezultoi në vrasjen e Papës.

28 Gusht 2024, 11:04 Nga I.A
U arrestua për vrasjen e Edmond Papës/ Kush është
Edvin Bode dhe Edmond Papa

MEMALIAJ- 44-vjeçari Andrew Bode, i njohur dhe me emrin Ervin, i shpallur në kërkim për ekzekutimin e Edmond Papës, është arrestuar ditën e sotme në Memaliaj, teksa strehohej në banesën e Julian Kalemit. Gjatë aksionit të Policisë në Gjirokastër është arrestuar dhe Adriatik Kalemi, me armë zjarri e mijëra euro.   

Por kush është Andrew Bode?

Edvn Bode u bë i njohur në Shqipëri pas vrasjes së biznemenit Edmond Papa në Selitë në 16 dhjetor. Ai së bashku me Albano Velon kanë ndjekur lëvizjet e Papës nga Saranda për në Tiranë dhe në momentin e parë që gjetën mundësinë, Bode shkrepi armën që rezultoi në vrasjen e Papës.

Por për autoritetet vendase dhe ato të huaja Bode nuk është person i pa njohur. Ai ka hesape ende të pambyllura me drejtësinë greke. I riu me origjinë nga Berati, është dënuar në mungesë nga drejtësia greke për trafikim të lëndëve narktotike dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet e vendit fqinj. Dyshimet janë të forta që për t’ju shmangur drejtësisë greke, Andreë Bode fshihej në Shqipëri, pas ekzekutimit së Papës.

Disa ditë pas vrasjes së Papës, Bode në Berat kishte aplikuar për pasaportë me procedurë të përshpejtuar më datë 29 dhjetor dhe më datë 30 dhjetor, e ka tërhequr dokumentin. Fakti që ai ishte nxituar për marrjen e pasaportës, ngriti dyshimet për largimin jashtë vendit, por sistemi TIMS nuk e konfirmoi një gjë të tillë.

Ekzekutimi i Edmond Papës më 16 dhjetor në zonën e Selitës, dyshohet të jetë kryer në formë hakmarrje për vrasjen makabre Aleksandër Sadikajt, ngjarje e ndodhur më 11 qershor në rrugën Tiranë-Elbasan. Velo dhe Bode ishin miq të Sadikajt. 

andrew bode edmond papa

Sondazh

Poll