Sport

“Mirë se erdhe Juan në Bergamo!” Cuadrato ka nënshkruar për një vit me Atalantën

Anësori kolumbian ishte lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij me Interin

28 Gusht 2024, 11:30 Nga DOSJA

“Mirë se erdhe Juan në Bergamo!” Cuadrato ka

ITALI - Juan Cuadrado është lojtar i Atalantës. Nënshkrimi zyrtar i anësorit kolumbian mbërriti me një shënim në faqen e klubit të Bergamos:

"Atalanta BC ka kënaqësinë të njoftojë se në sezonin aktual, 2024/25, Juan Guillermo Cuadrado Bello do të veshë fanelën zikaltër.

Anësori i djathtë kolumbian 36-vjeçar mund të mburret me një palmarès të lakmueshme, në të cilën spikasin 6 tituj ligë, 4 kupa italiane dhe 3 superkupa italiane, por edhe një Premier League dhe një Kupë e Ligës Angleze... 

Familja Percassi, familja Pagliuca dhe i gjithë klubi zikaltër i urojnë një mirëseardhje të ngrohtë Juanit, duke i uruar atij kënaqësinë më të mire, personalisht dhe si ekip."

Cuadrado, i cili ishte lojtar i lirë pas përfundimit të aventurës së tij me Interin, ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. 

"Efesianëve 3:20. Dhe tani e gjithë lavdia i qoftë Zotit, i cili mund të arrijë shumë më tepër sesa mund të kërkojmë apo edhe të imagjinojmë përmes fuqisë së tij të madhe që vepron tek ne, - shkroi Cuadrado në Instagram.

Pavarësisht opsioneve që kisha, ne luftoi deri në fund për të qëndruar në nivelet më të larta dhe faleminderit Jezus që e bëri këtë”.

B.T. (Dosja.al)

Sondazh

Poll