Sport

Greva e policisë në Roterdam, pezullon Feyenoord-Ajax: "Siguria nuk garantohet"...

Prej disa vitesh, për arsye sigurie, ndeshjet e “Klassieker” zhvillohen pa tifozë në Holandë.

28 Gusht 2024, 09:00 Nga DOSJA

Greva e policisë në Roterdam, pezullon Feyenoord-Ajax: "Siguria

HOLANDE - Kryebashkiaku i Roterdamit vendosi sot të shtyjë ndeshjen e kampionatit mes  Feyenoord dhe Ajax, e cila duhej të zhvillohej të dielën, për shkak të një greve të policisë:

“Siguria e lojtarëve, por edhe e publikut nuk mund të garantohet mjaftueshëm pa përfshirjen e policisë”, tha kryetari Ahmed Aboutaleb në një deklaratë për shtyp, pa specifikuar një datë të re për takimin e vlefshëm për ndeshjen e katërt të Eredivisie 2024/25.

Ky vendim, i marrë në marrëveshje me policinë e bashkisë së Roterdamit, u është komunikuar të interesuarve në orët e para të pasdites të së martës. Prej disa vitesh, për arsye sigurie, ndeshjet e “Klassieker” zhvillohen pa tifozë.

Policia njoftoi të hënën se nuk do të ishte e pranishme për shkak të një lëvizje greve, që filloi disa muaj më parë për të zgjidhur çështjen e daljes në pension të parakohshëm.

Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) tha se shpreh keqardhje për këtë veprim të policisë dhe shtyrjen e mëvonshme të ndeshjes, por shpresonte që policia dhe qeveria së shpejti të gjenin një marrëveshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll